Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në ditën kur do të ekzekutohen pensionet ka thënë se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti.
Ai ka thënë se pensionin bazik e gjetën 90 euro e nga sot do të jetë 150, një rritje, sipas tij, prej 67 për qind brenda mandatit.
Ndërkohë, për personat me aftësi të kufizuar tha se pensionet i rritën për 100 për qind, nga 75 sa i gjetën në 150 që do t’i marrin sot.
“Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit. Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët”, ka shkruar Murati.
Vendimi për rritjen e pensioneve u mor në mbledhjen e qeverisë në ditën e fundit të tetorit, ku u vendos gjithashtu edhe për rritjen e shtesave për fëmijë për 50 për qind.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...