Dragana Vukeshinoviq, nëna e serbit të rrëmbyer nga forcat e Serbisë brenda territorit të Kosovës, Millan Vukashinoviq, ka shprehur shqetësimin që ka për djalin e tij të cilin nuk e ka parë as nuk ka folur me të tash e 13 ditë.
Dragana tha se i kanë thënë që i biri i saj po trajtohet në Spitalin e Nishit, shkruan Arbresh.info.
“Na kanë treguar se ka një plumb në shtyllën kurrizore, një veshkë dhe qeskën e zemrës ia kanë mënjanuar. Na kanë treguar se ka nevojë edhe për një operacion tjetër në nyjën e zogut të këmbës. Nuk po u besojmë informatave të tyre”, tha ajo për ATV.
Dragana tha se është ankuar tek EULEX-i, të cilët i kanë premtuar se do të bisedojnë me KFOR-in për ta kthyer Vukashinoviqin për trajtim në Kosovë.
Ndër të tjera ajo paralajmëroi se nëse deri të hënën nuk merr përgjigje, do të hyjë në grevë urie.
Sipas Draganës, djali i saj është sulmuar sepse e kishte thënë haptazi që është kundër Listës Serbe.
Vukashinoviq raportohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga forcat serbe më 1 nëntor në Leposaviq.
LEXO EDHE:
Rasti Vukashinoviq mbetet mister – avokati Niniq: Mafia e ka prangosur shtetin, prokuroria po hesht
Kallëzim penal ndaj Radojçiqit e Ushtrisë Serbe për plagosje e rrëmbim
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...
Deputetët e Melonit në kampin e Gjadrit: Modeli funksionon, ...
“Izraeli nuk më bindi të hyja në luftë”/ Trump: 7 tetori më ...
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...