Plagosja dhe më pas rrëmbimi i serbit nga veriu i Kosovës, Milan Vukashinoviq brenda territorit të Kosovës nga ana e xhandarmërisë serbe, vazhdon të jetë ende një mister.
Vukashinoviq vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spitalin e Nishit, ndërkaq sipas avokatit të tij Ivan Niniq, Prokuroria po vazhdon të heshtë.
Niniq ka akuzuar prokurorinë për mosveprim dhe fshehje të së vërtetës.
Në një postim në platformën X, Niniq ka shkruar se mafia ka marrë kontrollin mbi shtetin, ndërsa kujtoi se ndaj Vukashinoviqit janë qëlluar 23 plumba, duke e qëlluar në shpinë.
“Mafia e ka prangosur shtetin, u shkrepën 23 plumba, një burrë u qëllua pas shpine. Zoti prokuror në Prokuplje po hesht tash e 13 ditë, nuk ka ndërmend të tregojë kush ka qëlluar mbi Milan Vukashinoviqin dhe çfarë ka ndërmarrë!”, ka shkruar Niniq.
Ai paralajmëroi se, për shkak të mungesës së drejtësisë situata mund të përshkallëzohet.
“Mos u çuditni nëse edhe një nënë tjetër hyn në grevë urie, sepse nuk ka më asgjë për të humbur!”, shtoi ai.
Mafija je okovala državu, 23 metka je ispaljeno, pucali u leđa čoveku!
Gospodin TUŽILAC u Prokuplju 13 dana ćuti, nema nameru da kaže ko je pucao na Milana VUKAŠINOVIĆA i šta je preduzeo!
Nemojte da se iznenadite ako još jedna MAJKA stupi u ŠTRAJK GLAĐU, jer nema šta da izgubi! pic.twitter.com/G1eQ4eKfUQ
— Ivan Ninić (@INinic) November 13, 2025
Ndryshe, Ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se nëna e të rrëmbyerit nga shteti i Serbisë në territorin e Kosovës, Dragana Vukashinoviq po kërkon vëmendje institucionale për fatin e birit të saj.
Avokati Ivan Niniq, ditë më parë në Prokurorinë e Lartë në Prokuple të Serbisë, ka dorëzuar kallëzim penal për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Ushtrisë së Serbisë dhe Milan Radoiçiqit.
Niniq bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë pasi, sipas tij, “kjo është Banjska 2”.
Ndërkaq, institucionet e Kosovës kanë konfirmuar se sulmi është kryer nga disa persona të maskuar që kanë hyrë në territorin kosovar dhe më pas e kanë transportuar Vukashinoviqin në Nish.
Hetimet mbi ngjarjen janë ende në zhvillim. /Telegrafi/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë