Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka sqaruar se shërbimet e dializës po vazhdojnë normalisht, përkundër informatave të përhapura në media.
ShSKUK thotë se ka materiale të mjaftueshme për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme. Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City