Venezuela ka thënë se ka filluar mobilizim masiv të personelit ushtarak si përgjigje ndaj rritjes së prezencës ushtarake amerikane në rajon.
Përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdojnë të koncentrojnë forca ushtarake në ujërat për rreth Venezuelës, autoritetet në Caracass kanë njoftuar se kanë filluar me mobilizim masiv të personelit ushtarak, si dhe mjeteve të luftës si kundër-përgjigje ndaj lëvizjeve amerikane.
Sipas autoriteteve Venezuela po mobilizon forca tokësore, ajrore dhe detare si dhe njësitë të ndryshme vullnetare dhe para-militare si përgatitje për sulme të mundshme amerikane.
Lëvizja erdhi pasi që Shtetet e Bashkuara dërguan aeroplanmbajtësen Gerald R Ford, aeroplanmbajtësen më të madhe dhe më të re në arsenalin amerikan, në ujërat pranë Venezuelës.
Deri me tani, Shtetet e Bashkuara kanë përqendruar veprimet e tyre në shkatërrimin e barkave dhe anijeve që përdoren për transport të narkotikëve por Caracasi zyrtar druan se kjo është pjesë e planit për rrëzimin e regjimit të Maduros.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump