Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se në Qendrën e Numërimit për zgjedhjet në Mitrovicë janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik.
Ai thotë se nga këto 43 fletëvotime kanë rezultuar të papërdorura, shton se 17 vota janë për PDK, dhe 10 për LVV.
Këtë ai e quan burmerangun e radhës.
“Bumerangu i radhës: Pra, janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik. Nga këto, 43 fletëvotime kanë rezultuar të papërdorura; 32 të përdorura në procesin zgjedhor. Brenda grupit të fletëvotimeve të përdorura: 17 vota janë për PDK-së, 10 LVV, 5 fletëvotime pa numër serik”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...