Një incident ka ndodhur sot rreth orës 13:15 ku një person ka tentuar t’i ikë policisë në rrugën “Nënë Tereza”, afër “Tregut të gjelbër”, në Istog ku gjatë arrestimit një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta.
Kështu tha për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka dhënë detaje mbi rastin.
“Rreth orës 13:15 patrulla policore e cila ishte e angazhuar në implementim të planit operativ në rrugën ‘Nënë Tereza’, saktësisht ‘Te tregu i gjelbër’, ka vërejtur në një veturë dy persona brenda saj. Janë afruar dhe me të arritur kanë kërkuar që të dyshuarit të dalin nga vetura. Në atë moment i dyshuari i ulur në ulësen e pasagjerit ka dal nga vetura dhe është nisur me vrap për tu arratisur”, ka thë Gashi.
Sipas tij, gjatë ikjes i dyshuari ka nxjerr armën në drejtim të policisë dhe policia ka përdorur komandën verbale ‘Ndalo’.
“Pasi zyrtarët policorë kanë arritur ta kapin të dyshuarin gjatë arrestimit një zyrtarë ka pësuar lëndime të lehta dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq, siç tha Gashi dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën