Biblioteka Kombëtare e Kosovës, njofton se është në procesin përfundimtar të plotësimit të koleksionit të digjitalizuar të gazetës “Rilindja”, në kuadër të një bashkëpunimi të ngushtë me Arkivin Shtetëror të Kosovës.
Sipas njoftimit nga Biblioteka Kombëtare, numrat e gazetës që mungonin në fondin e saj për periudhën 1945–1963 janë gjetur në fondet e Arkivit Shtetëror dhe po digjitalizohen me qëllim që koleksioni i plotë i gazetës “Rilindja” të bëhet i qasshëm në formatin digjital për publikun.
Ky proces po zhvillohet në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe të nënshkruar ndërmjet Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Shtetëror, që parasheh bashkëpunim institucional për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë dokumentare të Kosovës.
“Kjo nismë synon jo vetëm ruajtjen e pasurisë dokumentare, por edhe ofrimin e qasjes së lirë për studiuesit, gazetarët dhe publikun e gjerë, të cilët duan të eksplorojnë historinë e shtypit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Gazeta “Rilindja”, e themeluar në vitin 1945, ishte organi i parë dhe më i rëndësishëm i shtypit në gjuhën shqipe në Kosovë, duke luajtur një rol të veçantë në historinë kulturore dhe politike të vendit.
Koleksioni i digjitalizuar i “Rilindjes” mund të shfletohet falas në platformën digjitale të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...