Një shofer 58-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Rahovec, saktësisht në fshatin Dobërdelan.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion”.
“Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i automjetit, mashkull 58-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.
Ai bëri me dije se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, ndërsa po punohet në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha Bytyqi
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...