Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, duke komentuar rezultatet e balotazhit të 9 nëntorit, ka thënë se procesi zgjedhor ka humbur integritetin dhe besueshmërinë, për shkak të një sërë parregullsish që, sipas tij, e cenojnë rëndë legjitimitetin e rezultatit.
Tahiri ka thënë se procesi i zhvilluar më 9 nëntor nuk mund të konsiderohet i drejtë e transparent, duke përmendur raste konkrete të fletëvotimeve pa vulë, me dy vula, dhe indikatorë të tjerë që sipas tij dëshmojnë manipulim të procesit.
“Vetëm rivotimi e krijon legjitimitetin dhe e kthen integritetin e besueshmërisë në institucionit e Komunës së Mitrovicës. Pra, vetëm rivotimi është forma e vetme. Për shkak që ka mjaftueshëm argumente se ka humbur integriteti i procesit të votimit. Ka gjithashtu fletëvotime pa vulë, me dy vula. Ka mjaftueshëm indikatorë edhe faktikë edhe logjik, që ky proces nuk e ka integritetin. Nuk ndjej keqardhje për rezultatin tim, ndjej keqardhje për vlerat e demokracisë dhe për qytetarët e Mitrovicës”, ka thënë Tahiri në Debat Plus.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53.47% të votave (17,837 vota), ndërsa Tahiri ka marrë 46.53% (15,522 vota).
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League