Dogana e Kosovës njofton se sot, në pikën kufitare Merdarë, gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara, për të cilat pala nuk ka paraqitur dokumentacion përcjellës.
Në njoftim thuhet se vlera e përgjithshme e mallrave të identifikuara vlerësohet të jetë rreth 1,600 euro.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.
“Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin për të parandaluar hyrjen e produkteve të pasigurta dhe të padeklaruara në treg, duke siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit
Sami Lushtaku reagon pas incidentit në Skenderaj
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon kërcënimin që iu bë p...
Lladrovci thumbon politikanët: “Mos e rreh këlyshin se kur r...