Spanja luan dy ndeshjet vendimtare për muajin nëntor në kuadër të kualifikimeve për Botëror ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë.
Një mungesë e madhe për Spanjën do të jetë super talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, shkruan Arbresh.info.
Trajneri Luis de la Fuente shprehu pakënaqësinë e tij për problemet që lidhen me Lamine Yamal dhe tërheqjen e tij nga kombëtarja spanjolle, gjë që do të bëjë që ai të humbasë ndeshjet.
“Nuk më duket shumë normale. Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të tillë”, tha De la Fuente pasi mësoi se lojtari i ishte nënshtruar trajtimit pa informuar stafin mjekësor të ekipit kombëtar.
“Këto janë veprime që ndodhin jashtë kontrollit të ekipit kombëtar; ato ndodhin dhe ne duhet t’i pranojmë”, përfundoi spanjolli.
Sipas raportimeve nga Spanja, ka pakënaqësi të madhe brenda Federatës sepse klubi vendosi ta kryente trajtimin pa u konsultuar me mjekët e ekipit kombëtar, edhe pse dihej se kjo do ta pengonte Yamalin të luante për ekipin kombëtar.
Ju kujtojmë se konflikti midis Barcelonës dhe trajnerit Luis de la Fuente ka filluar që nga shtatori, kur trajneri i atëhershëm i Barçës, Hansi Flick, kritikoi Federatën për mënyrën se si e trajtoi lojtarin e ri sulmues, duke pretenduar se ai nuk ishte i mbrojtur mjaftueshëm nga mbingarkesa fizike.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...