Policia e Shtetit ka dhënë informacione paraprake në lidhje me atentatin e ndodhur rreth një orë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Sipas njoftimit, në makinë me Danin ka qenë edhe një 40-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”, informon policia.
Autorët ende të paidentfikuar dyshohet se pasi kanë kryer vrasjen, janë larguar me shpejtësi drejti Fushë Krujës.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë