Ballkani mund të mbetet pa trajnerin Orges Shehi, pas stinorit vjeshtor.
Sipas TopChannel, pak ditë më parë, përpara ndeshjes me Drenicën, trajneri durrsak ka njoftuar drejtuesit e skuadrës nga Suhareka se do të largohet me përfundimin e fazës, në dhjetor të këtij viti.
Pasi ka drejtuar këtë skuadër në 34 ndeshje deri më tani me një bilanc 16 fitore, 11 barzime dhe vetëm 7 humbje, Shehi me sa duket, nuk ndihet më në kushte optimale tek skuadra që bëri historinë e Kosovës në këto 5 vitet e fundit, sidomos me pjesëmarrjet në Kupat e Europës deri në fazën e grupeve, kur në atë kohë drejtohej nga Ilir Daja.
Ballkani është një ekip me probleme financiare apo menaxhimi, që kanë çuar edhe në bllokimin e merkatos, ndërkohë që nën zë, burime për Top Channel kanë konfirmuar se kanë edhe rreth dy muaj pa paguar.
Një situatë larg asaj që pritej për një ekip të ri në futbollin e Kosovës, që shumë shpejtë kishte filluar të fitonte para nga futbolli, nisur nga pjesëmarrjet në Evropë dhe shitjet e lojtarëve, por me sa duket jo gjithçka që duket shkëlqen është flori, thotë një shprehje.
Kështu në këtë fazë të karrierës së tij, Orges Shehi i cili ka rekordin e drejtimit për jetëgjatësinë e tij tek Tirana, 2021-2023 apo 981 ditë, në këtë aventurë të tij, e dyta më jetëgjatë në karrierë, tek Ballkani me 340 ditë deri tani, ka vendosur të largohet. Tirana dhe Partizani janë në pritje, për të mos harruar këtu edhe Teutën, qytetin e vendlindjes së tij.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...