Një sulm vetëvrasës tronditi Islamabadin të martën, duke lënë të vrarë 12 persona dhe duke plagosur 27 të tjerë, në një nga zonat më të frekuentuara pranë portave të një gjykate të qarkut.
Ngjarja ngre shqetësime të mëdha për sigurinë në Pakistan, ku sulmet e militantëve janë kthyer në një fenomen të përsëritur.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Mohsin Naqvi, sulmuesi aktivizoi lëndën shpërthyese pranë një veture policie, pasi kishte dështuar të hynte në hapësirat e gjykatës.
“Ai tentoi të hynte në gjykatë, por, pasi dështoi, vuri në shënjestër një automjet të policisë”, tha Naqvi.
Shpërthimi, i dëgjuar me kilometra larg, ndodhi në kohën kur zona zakonisht është e mbushur me vizitorë që marrin pjesë në seanca dëgjimore. Viktimat ishin kryesisht kalimtarë rastësorë ose persona që kishin ardhur për terminë në gjykatë.
Naqvi theksoi se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha aspektet e sulmit dhe konfirmoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës. “Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë, por autoritetet po i shikojnë të gjitha aspektet e sulmit”, shtoi ai.
Raportimet e mëparshme nga mediat shtetërore dhe dy zyrtarë të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur për shkak të një automjeti bombë. Pakistani ka qenë herë pas here objekt sulmesh nga militantët dhe përballet edhe me kryengritjen e talibanëve pakistanezë.
Policia e Islamabadit nuk ka dhënë ende një deklaratë të plotë për sulmin, duke theksuar se hetimet janë ende në zhvillim.
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...