Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtuesit e Helvetas Swiss Intercooperation: Drejtorin Ekzekutiv, Melchior Lengsfeld; Drejtorin Rajonal për Evropën Lindore, Matthias Herr; Drejtorin e Helvetas në Kosovë, Ertan Munoglu; dhe zyrtaren e lartë të Helvetas në Kosovë, Mimoza Shehu Musa.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin e gjatë e të frytshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe organizatës Helvetas, e cila prej më shumë se dy dekadash kontribuon në zhvillimin ekonomik, përfshirjen sociale dhe qeverisjen e mirë në vendin tonë, shkruan Arbresh.info.
Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Helvetas në proceset zhvillimore të Kosovës që nga viti 2001, veçanërisht përmes projekteve si, DEMOS, që mbështetë 38 komuna për qeverisje lokale demokratike; GPEK, që ndihmon tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër; dhe RECONOMY, që fuqizon gratë dhe të rinjtë për mundësi të reja punësimi.
Ai theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me prioritet për Qeverinë si, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, përfshirja e diasporës dhe përmirësimi i shërbimeve publike.
Lengsfeld, Drejtori Ekzekutiv, vlerësoi progresin e Kosovës në zhvillim institucional dhe demokratik, si dhe gatishmërinë e Qeverisë për partneritet strategjik. Ai theksoi se Helvetas mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen në fushat e qeverisjes lokale, zhvillimit ekonomik dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Në takim, palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të projekteve aktuale dhe për të identifikuar mundësi të reja, që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë./Arbresh.info
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA