Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të mbështesë udhëheqësin sirian, Ahmad al-Sharaa, për të bërë gjithça që ta bëjë Sirinë “të suksesshme” pas një takimi të parë në Shtëpinë e Bardhë, të hënën.
Takimi në Zyrën Ovale ishte me dyer të mbyllura për shtypin dhe al-Sharaa u largua nga Shtëpia e Bardhë rreth dy orë më vonë, ku pas largimit të tij përshëndeti një turmë mbështetësish të mbledhur jashtë Zyrës Ovale.
Pas takimit, Trump tha për al-Sharaa se “kam besim se ai do të jetë në gjendje ta bëjë punën”, duke shtuar më vonë në një postim në rrjetet sociale se planifikon të takohet dhe të flasë përsëri me udhëheqësin sirian.
Siria konfirmoi zyrtarisht se do t’i bashkohej koalicionit global kundër grupit të Shtetit Islamik gjatë vizitës së al-Sharaa, duke u bërë anëtari i 90-të i saj, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.
SHBA-të do të lejojnë gjithashtu Sirinë të rifillojë operacionet në ambasadën e saj në Uashington, në mënyrë që të dy vendet të mund të koordinohen më mirë në luftën kundër terrorizmit, sigurisë dhe çështjeve ekonomike, tha zyrtari.
Ministria e Jashtme e Sirisë, në një deklaratë, e përshkroi takimin si “miqësor dhe konstruktiv” dhe tha se Trump “riafirmoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ofruar mbështetjen që udhëheqja siriane ka nevojë për të siguruar suksesin e procesit të rindërtimit dhe zhvillimit”.
Sakaq, Al-Sharaa tha se me Trump-in biseduan gjithashtu për mundësitë e investimit në Siri në të ardhmen, “në mënyrë që Siria të mos shihet më si një kërcënim për sigurinë. Tani ajo shihet si një aleat gjeopolitik. Dhe është një vend ku Shtetet e Bashkuara mund të kenë investime të mëdha, veçanërisht në nxjerrjen e gazit”.
Ndërkohë, vizita e Al-Sharaa ishte e para në Shtëpinë e Bardhë nga një kryetar shteti sirian që kur vendi i Lindjes së Mesme fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1946.
Kjo vjen pasi SHBA-të hoqën sanksionet e vendosura ndaj Sirisë gjatë dekadave kur vendi sundohej nga familja Assad.
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...