Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila, sipas tij, ka anashkaluar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në kërkimin e informacionit për rastin e gabimeve në fletëvotime.
Sipas Sallahut, Prokuroria nuk i beson KQZ-së si institucion përgjegjës kushtetues për organizimin e zgjedhjeve, por në vend të saj ka kërkuar informacione drejtpërdrejt nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet.
“Sistemi Prokurorial si institucion kushtetues, konkretisht Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nuk i beson KQZ-së si institucion përgjegjës kushtetues për organizimin e zgjedhjeve. Prandaj kërkon informacion nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet, e jo nga KQZ, që ka komunikuar me operatorin ekonomik të njëjtë që ka shtypur po të njëjtat fletëvotime”.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë thekson “Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson “Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast”. Veprimi i tillë i Prokurorisë nuk është tentim për të gjetur të vërtetën por për të manipuluar atë”, shkroi ai./Arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...