
Foto: Mitropol
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.
“Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime”, thuhet në njoftim
Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, sipas prokurorisë, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje./Arbresh.info
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...