Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill.
Në një prononcim për media, Kurti u shpreh se është në dorën e deputetëve të Kosovës që të vendosin nëse dëshirojnë një qeveri Kurti 2.5 deri në dhjetor, apo një qeveri Konjufca 1 deri në prill, shkruan Arbresh.info.
“Kanë ngelur edhe 10 ditë për formimin e Qeverisë së Kosovës. Mandati i është dhënë nga Presidentja Vjosa Osmani Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje. E ritheksojmë, nuk mendojmë që është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetorë e më pastaj edhe në prill. Kështu që, deputetët e Kuvendit janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill”, tha Kurti.
“Por pa asnjërën prej këtyre nuk është e mundur, pra duhet të përcaktohen njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha Kurti./Arbresh.info
Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës