Kandidati i LVV Guxo-s për Mitrovicën, Faton Peci, ka reaguar pas fitores në këtë komunë.
Peci u shpreh tejet i gëzuar pas këtij suksesi.
Ai tha se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie.
“Nga sot, Mitrovica do të ketë qeverisje që dëgjon, që reagon dhe që mban fjalën. Buxheti i komunës do të kthehet në projekte konkrete, në infrastrukturë, arsim, shërbime cilësore dhe hapësira të denja për jetën e përditshme. Të rinjtë tanë duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu, në Mitrovicë”, ka shkruar ai.
“Mitrovica është qyteti i minatorëve – atyre që i dhanë shumë Kosovës. Çdo ditë e tyre fillon me urimin “Me fat”, dhe le të jetë pikërisht fati që do ta shoqëroj punën tonë të përbashkët për qytetin”, theksoi ai.
Faton Peci arriti fitore në rundin e dytë të balotazhit, përballë kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri.
Peci i mori 17 mijë e 837 vota, derisa Tahiri i mori 15 mijë e 522 vota./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar