Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një stërvitje ushtarake – marshim kondicional në zonën e Gërmisë më 15 nëntor 2025, në kuadër të planit të saj të rregullt të trajnimeve.
Sipas njoftimit të komunës, gjatë ditës së stërvitjes do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren, ndaj qytetarët që frekuentojnë parkun e Gërmisë janë ftuar të kenë mirëkuptim, shkruan Arbresh.info.
Në komunikatë theksohet se aktiviteti është rutinor dhe se nuk ka arsye për shqetësim, pasi zhvillohet në përputhje me planin e paraparë stërvitor të FSK-së.
“Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Komuna ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet gjatë periudhës së stërvitjes dhe të ndjekin udhëzimet e pjesëtarëve të FSK-së për sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit./Arbresh.info
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike