Një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë të enjten në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Policia ka hapur hetime, ndërsa rasti po trajtohet si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Sipas raportit policor, prindi i fëmijës kishte kërkuar trajtim në Spitalin e Pejës një ditë më parë.
Pas tretmanit, fëmija ishte liruar për në shtëpi. Familja dyshon se kujdesi mjekësor nuk ka qenë adekuat.
Megjithatë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një reagimi zyrtar, ka mohuar neglizhencën nga stafi mjekësor dhe ka shprehur ngushëllime për familjen.
Sipas spitalit, mëngjesin e 6 nëntorit fëmija u rikthye në gjendje kritike, me çrregullime të vetëdijes dhe vështirësi në frymëmarrje.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e fëmijës 1.5-vjeçar që ka ndërruar jetë dje në institucionin tonë. Fëmija është pranuar në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor 2025 nga mjeku kujdestar, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër dhe, në rast nevoje, të rikthehet për kontroll shtesë”.
“Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje. Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vdekja e foshnjes në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...