Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Pejë, ku një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën, ndërsa prindërit e tij kanë akuzuar mjekët për trajtim të pandërgjegjshëm.
Sipas policisë, fëmija ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas kishte ndërruar jetë.
Prindi i tij ka treguar se më 5 nëntor fëmija ishte trajtuar në të njëjtin spital dhe më pas ishte liruar në shtëpi.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...