Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka konfirmuar se nesër (e premte) do të bëhet publike lista për dy ndeshjet e muajit nëntor.
“Dardanët” synojnë ta bëjnë ëndrrën realitet, ku një “mrekulli” i dërgon direkt në Kupën e Botës, ndërsa gjasat më të mëdha janë për play-off.
FFK-ja përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se nesër do të publikohet lista e Kosovës, kurse të hënën më 10 nëntor do të jetë konferenca për media e Franco Fodas, si dhe stërvitja e parë që do të zhvillohet në Kampin Nacional.
Kujtojmë, Kosova me një pikë në Slloveni e siguron edhe matematikisht play-offin e Kampionatit Botëror 2026, për të cilin shorti do të tërhiqet më 21 nëntor.
Ndërkohë, në rast që ndodhë një skenar ‘mrekullie’, ku Suedia e ndalë Zvicrën e njëkohësisht Kosova e mposht si mysafir Slloveninë, atëherë kombëtarja që fiton në “Fadil Vokrri” do të shkojë direkt në Kupën e Botës.
Aktualisht, vetëm Faton Maloku i Dritës është konfirmuar si ftesë e Franco Fodas, që njëkohësisht ia mbyll derën një ardhje të mundshme të portierit të Heidenheimit Diant Ramaj, së paku për këto dy ndeshje.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...