Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje.
Në njoftim thuhet se gjykata po ashtu, ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar ‘paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim’.
“Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të
këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate”, thuhet në njoftim.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...