Erling Haaland ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi shënoi për Manchester Cityn në fitoren ndaj Borussia Dortmund, duke u bërë lojtari i parë që ka realizuar në pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve për tre klube të ndryshme.
Ylli norvegjez realizoi golin e dytë për City-n në minutën e 29-të, duke e çuar rezultatin në 2-0. Pas një aksioni të bukur nga Jeremy Doku në krahun e majtë, i cili dërgoi një pasim të ulët në zonë, Haaland përplasi topin në rrjetë me goditje të fuqishme, goli i tij i 18-të këtë sezon në të gjitha garat.
Sipas Opta Analyst, ai është lojtari i parë që ka shënuar në pesë ndeshje radhazi të Championsit për tre ekipe të ndryshme – RB Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City.
As Cristiano Ronaldo, që ka luajtur për Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.
Aktualisht, Haaland është golashënuesi më i mirë i Cityt në këtë sezon, duke lënë pas gjithë shokët e skuadrës, asnjë tjetër nuk ka shënuar më shumë se një gol në Ligën Premier deri më tani.
Në Ligën e Kampionëve, me këtë gol, ai u ngjit në krye të listës së golashënuesve, përkrah Harry Kane dhe Kylian Mbappe, ndërsa Foden, Doku dhe Bernardo Silva kanë nga një realizim secili.
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup