KB Bora Basketball është skuadra e parë në elitën e basketbollit kosovar e cila ka bërë ndryshim në shtabin teknik, pas vetëm katër ndeshjeve.
Në fakt trajneri i cili e nisi sezonin Ljubomir Minchev u largua vetëm pas dy ndeshjeve, derisa skuadrën për dy ndeshje tjera e udhëhoqi ndihmësi i tij, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo mbrëmjen e sotme, klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se ka zyrtarizuar trajnerin e ri, malazezin Zoran Kašćelan.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka udhëhequr ekipe të njohura si Podgorica, Spars Sarajevo, Borac.
Së fundmi 2024/2025, trajneri Kašćelan ishte pjesë e Bosna Sarajevo, klub pjesëmarrës në ABA Ligë.
Bora pas katër ndeshjeve ka katër humbje, dhe këtë sezon synim e ka fillimisht mbetjen në elitë sikurse edicionin e kaluar./Arbresh.info
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë