Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, ka paralajmëruar protesta deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Me një ton jo fort të butë, Berisha madje është shprehur se do përballen “dhëmbë për dhëmbë” deri në rrëzimin e këtij të fundit.
“Do përballemi dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve”, theksoi Berisha në konferencë për media.
Ai ka thënë madje se ‘protestat e PD-së e çuan Erion Veliajn në burg’.
“Ju garantoj unë ju, se po të mos ishin protestat e udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në cdo lloj moti, Erion Veliaj do të ishte në zyrë sot. Në vlerësimin tim, ndër më eficentet dhe më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ai përbënte një rrezik madhor për vendin me karakterin e tij, në cdo aspekt, me të ne shpëtuam vendi nga gjysma e zezë e Edi Ramës”, tha Berisha
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë