Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për Asamblenë Komunale të Gllogocit, Blerim Krasniqi, nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate.
Krasniqi kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër reference ZL. Anr.248-2/2025, të datës 29 tetor 2025, me të cilin kërkesa e tij ishte refuzuar si e pabazuar.
Në ankesën e dorëzuar, kandidati kishte pretenduar për parregullsi gjatë procesit të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) për Zgjedhjet Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.
Pas shqyrtimit të vendimit të PZAP-it, të pretendimeve ankimore dhe dokumenteve përkatëse, Gjykata Supreme ka konstatuar se ankesa e Krasniqit është e pabazuar, duke vërtetuar në plotëni vendimin e mëparshëm të PZAP-it.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...