Avni Dehari, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehrai, ka kërkuar që sa më shpejt të zbardhet rasti i vrasjes së djalit të tij, që ndodhi 9 vite më parë në Burgun e Prizrenit.
Ai tha mos zbardhja e rastit të djalit të tij flet për një njollë të keqe në sistemin e drejtësisë, ndërsa Dehari shtoi se ky mos-funksionalitet duket më shumë i qëllimshëm, shkruan Arbresh.info.
LEXO EDHE:
“Ky rast ende nuk ka përfunduar, nuk ka gjetur zgjidhjen. Kjo flet shumë për një sistem jofunksional të drejtësisë dhe ky jo funksionalitet duket më shumë i qëllimshëm sesa i paqëllimshëm. Ne si familje dhe në emër të gjithë pjesëmarrësve këtu kërkoj që ky rast ta gjej zgjidhjen”, tha Dehrari njëherësh edhe deputeti i LVV-së.
“Drejtësia të kthehet në binarët e duhur sepse kjo flet për një njollë të keqe të drejtësisë në Kosove dhe nuk do të duhej të vazhdohej më kështu. Uroj që për këtë rast dhe të gjitha rastet në Kosovë drejtësia ta flet fjalën e vet si duhet”, tha Dehari./Arbresh.info
LEXO EDHE:
9 vjet pas vrasjes së Astrit Deharit, Kurti: Nuk ka as të akuzuar, as të dënuar – drejtësia vonon
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...