Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë në kuadër të procesit gjyqësor të Dhomave të Specializuara.
Në këtë përvjetor, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar duke e cilësuar periudhën pesëvjeçare si kohë të padrejtësisë ndaj “heronjve të lirisë”.
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkus...
Ekstradohet nga Britania e Madhe, kosovari i kërkuar ndërkom...
Benzema debuton me hattrick tek Al-Hilal
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...