Ka nisur përballja mes dy kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çekut dhe Përparim Ramës.
Në nisje të emisionit kanë filluar edhe përplasjet e para.
Kryetari aktual i Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, tentoi ta zë ngushtë Çekun me pyetjen se si duhet të dizajnohet një projekt.
“Ne i kemi propozuar dy pika për palestrën e basketbollit. Projekti është propozuar, ka qenë i gatshëm. Keni bërë një projekt abstrakt. A e dini procedurën si dizajnohet një projekt?”, tha ai duke insistuar: “Tregona, tregona!”.
Çeku, duke anashkaluar përgjigjen direkte, ia ktheu Ramës se kjo është një qasje që ai e kishte përdorur në zgjedhjet e para katër viteve.
“E para, zoti kryetar, qasjen e para katër viteve me tentu kundërshtarin me fut në tema profesionale ka kaluar. Kjo fore nuk të shitet më. Tash po kalojmë në terma konkrete”, tha ai në T7.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...