Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

18:46 | 3 Nëntor 2025
E.G

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të hënë dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili kishte caktuar datën 9 Nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Gazetarja Jonida Omeri bëri të ditur për RTSH 24 se u është phohuar nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj se janë pranuar anikimet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka një ndikim të dyfishtë thelbësor:

Rrëzon Dekretin Presidencial për zgjedhjet.

Shfuqizon vendimin e Qeverisë për shkarkimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj.

Me këtë vendim, Veliaj automatikisht rikthehet në krye të detyrës si Kryebashkiak i Tiranës.

Ankimimi dhe argumenti kryesor

Dekreti i Presidentit Begaj erdhi pas vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, bazuar në argumentin se kryebashkiaku kishte munguar në ushtrimin e funksionit për një periudhë tre mujore. Shkarkimi u iniciua nga Këshilli Bashkiak.

Dekreti ishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga vetë Erion Veliaj. Argumenti kryesor i tij ishte se:

Nuk i ishte dhënë mundësia ligjore për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Mungesa e tij në krye të Bashkisë gjatë kësaj periudhe ishte e justifikuar për shkak të paraburgimit (masa e sigurisë). Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të ankimimit, duke rrëzuar në thelb të gjithë procesin që çoi në caktimin e datës së zgjedhjeve./rtsh.al