Sipas rezultateve të Anketës TIK në Ekonomitë Familjare përqindja e ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2024 ishte rreth 99 për qind. Agjencia e Statistikave të Kosovës bënë të ditur se 0.8 për qind e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2024.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, grup-mosha me përqindjen më të lartë të qasjes në internet është grup mosha 16-24 vjeç me rreth 38 %, pasuar nga grup-mosha 25-34 vjeç me 14,2%. Ndërkohë me përqindjen më të vogël të qasjes në internet ishte grup-mosha 65-74 me rreth 10,7%.
Sipas të dhënave të Anketës TIK në Ekonomi Familjare, përdorimi i internetit nga meshkujt dominon me 50,3%, krahasuar me femrat që është 49,7%.
“Të dhënat e Anketës TIK në Ekonomitë Familjare tregojnë se 89,0% e individëve që kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit kanë në shtëpi një televizor të lidhur me internet, ndërsa vetëm 11,0% nuk disponojnë një pajisje të tillë”, thuhet në njoftim.
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...