Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren, gjatë realizimit të detyrave të tyre të rregullta me vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik, më datat 29.10.2025 dhe 31.10.2025 kanë identifikuar disa kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar të shpejtësisë.
Gjatë kontrollit në zonën 50 km/h, janë regjistruar shpejtësi prej 104 km/h, 107 km/h dhe 140 km/h, transmeton Arbresh.info.
Personat e përfshirë janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi dy kundërvajtës janë ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj.
Një kundërvajtës është ndëshkuar me gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj
Policia ka apelojuar tek ngasësit e automjeteve që të rrisin ndërgjegjësimin dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...