Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor, në ora 16:00.
“Njoftohen subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj”, thuhet në njoftim.
KQZ-ja tutje ka njoftuar se ID-të që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor, nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot