Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur sërish Britaninë e Madhe për t’u kualifikuar në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
“Dardanët” pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 26-32, zhvilluan një paraqitje të ngjashme edhe në ndeshjen e dytë, këtë herë për të fituar me rezultat 35-30.
Kosova e nisi fuqishëm pjesën e parë për ta mbyllur me katër gola epërsi (17-13). Ndërkohë, në pjesën e dytë e ruajtën këtë avantazh, për ta mbyllur me një pikë përpara 18-17, ose rezultati i përgjithshëm 35-30.
Kësisoj, rezultati i përgjithshëm në të dy ndeshjet është 67-56, që ia mundëson Kosovës avancimin në fazën e dytë të kualifikuesve për Kupën e Botës.
Ende nuk dihet se më kë do të përballen “Dardanët” në këtë fazë. Kujtojmë, për ta siguruar një vend në Botëror, Kosova duhet gjithsej t’i kalojë tre faza.
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë
Izraeli godet objektiva ushtarake në Iran, tensionet përshka...
Xi Jinping nis vizitën historike në Korenë e Veriut, pritje ...
PSD nuk siguroi as 2 mijë vota, vjen reagimi nga Natyra Kuçi