Shërbimet e Policisë në Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, finalizuan operacionin e koduar “Neonët”, duke zbuluar 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë S. P., 48 vjeç dhe L. P., 69 vjeç (kushërinj), ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.
Gjithashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së, ndërsa 2 të tjerë u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e kultivimit.
Policia sekuestruar 1110 bimë kanabis, 1.8 kg lëndë narkotike në formë boçe, si dhe një sërë paisjesh për kultivim dhe tharje, përfshirë 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
“Materialet procedurale u dorëzuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Operacioni vijon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë