Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javën e ardhshme moti parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike.
Të hënën dhe të martën priten reshje shiu, me intensitet më të theksuar gjatë ditës së hënë, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit, transmeton Arbresh.info.
Sipas IHMK-së, këto reshje do të jenë të mirëseardhura, pasi do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë ndikim pozitiv në sektorin e agrometeorologjisë.
Mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme (03-07 nëntor 2025):
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 4-7 °C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: Kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s..
E martë
Moti i vranet dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-7C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 1-3 °C
Temperaturat maksimale: 13-16°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
E enjte
Mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale: 0-2°C
Temperaturat maksimale: 13-15°C
Era: nga juglindja, 1-3 m/s
E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat mnimale: 0-2°C
Temperaturat maksimale: 13-15°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./Arbresh.info
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...