Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje në rrugën “Tahir Sinani” në komunën e Shtime.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më datë 4 korrik në një qendër tregtare në këtë komunë.
Njësitet policore të rajonit të Policia Rajonale e Ferizajt bëjnë me dije se deri tani të dyshuarit nuk janë identifikuar.
“Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar. Dyshohet se më datën 04.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “ Vjedhje”. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes