Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila pritet të fillojë në orën 09:30.
Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Qeverisë (270, 271 dhe 272).
2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat Prizren dhe Malishevë.
4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e Buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
5. Shqyrtimi i Draft-Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.
6. Të ndryshme.
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”
Kapet në Mal të Zi, 31-vjeçari i kërkuar nga drejtësia shqip...
ShBA pezullon lotarinë amerikane
BE shtyn marrëveshjen tregtare me Mercosur mes protestave të...
Sonte, nata e yjeve për basketbollin e Kosovës