Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet e pakta që shënon përmirësim të rezultatit të sundimit të ligjit në Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025 të Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project).
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se këtë vit, vendi ynë renditet i 3-ti në rajon, në mesin e 15 vendeve të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore; dhe i 2-ti në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6), duke vënë kështu në pah progresin tonë të qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit.
“Në mesin BP6, Kosova kryeson në katër fusha kryesore:
-Kufizime në Pushtetin Qeveritar
-Rend dhe Siguri
-Mungesa e Korrupsionit
-Qeverisje e Hapur
Rezultate na tregojnë se po ecim në drejtimin e duhur – teksa mbetemi të përkushtuar për të bërë më shumë, veçanërisht në forcimin e sektorit tonë të drejtësisë, si një nga prioritetet tona kryesore për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...