Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Fuchs.
Avancimi i rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian ishte një prej pikave të diskutimit, ku kryeministri tha se ka ardhur momenti që të vlerësohet dhe marrë vëmendjen e merituar aplikimi ynë për anëtarësim i dhjetorit 2022, në mënyrë që të vijohet tutje me pranimin e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat, transmeton Arbresh.info.
Kurti theksoi edhe rëndësinë e përfundimit të hapave të fundit të mbetur sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, teksa vendi ynë do të jetë një vlerë e shtuar demokratike e kësaj organizate.
“Në këtë takim u diskutua edhe rreth thellimit të marrëdhënieve bilaterale dhe fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm. Kryeministri theksoi edhe nevojën e heqjes së plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa ka filluar heqja graduale dhe jemi më shumë se një vit nga momenti kur ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka rekomanduar heqjen e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...