Një kontroll i Doganës së Kosovës në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rezultuar me konfiskimin e rreth 250 kilogramëve kanabis, të fshehur në një automjet transportues.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe falë inteligjencës së siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ndaloi një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës.
Pas një inspektimi të detajuar dhe përdorimit të pajisjeve profesionale të dhuruara nga Ambasada e SHBA-së, zyrtarët doganorë gjetën substancën narkotike të fshehur në panelet e automjetit.
“Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim. Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...
Deliu-Kodra: PDK-ja e ruajti votën, synimi ishte rritja e sa...
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...