Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Republikën e Turqisë dhe qytetarët e saj me rastin e 102-vjetorit të themelimit të Republikës Turke.
Në një postim zyrtar në X, Kurti ka theksuar marrëdhëniet e ngushta historike dhe partneritetin në rritje ndërmjet dy shteteve.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i shpreh urimet e mia të përzemërta Turqisë dhe qytetarëve të saj për 102-vjetorin e themelimit të Republikës Turke. Dy popujt tanë gëzojnë një histori të gjatë miqësie dhe partneriteti, e cila reflektohet gjithnjë e më shumë në bashkëpunimin tonë në rritje në një gamë të gjerë sektorësh, veçanërisht në siguri dhe mbrojtje,” ka deklaruar Kurti.
Kryeministri ka shtuar se aleanca ndërmjet Kosovës dhe Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme.
“Uroj që aleanca midis dy republikave tona të vazhdojë të zhvillohet për shumë vite që do të vijnë. 29 Ekim Cumhuriyet Bayramı Kutlu Olsun!”, ka shkruar Kurti.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...