FC Prishtina 01 pëson humbje të rëndë nga Sporting

19:26 | 29 Tetor 2025
D.H

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka pësuar një disfatë të rëndë në hapje të fazës “Main Round” të UEFA Futsal Champions League.

Në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Makarska të Kroacisë, skuadra portugeze Sporting Lisbon triumfoi me rezultatin 19-1 ndaj Prishtinës 01.

Skuadra kosovare e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi me golin e Drilon Maxharrajt, por më pas nuk arriti të përballonte presionin e madh të kampionëve të Portugalisë.

Sporting shënoi 10 gola në pjesën e parë dhe nëntë të tjerë në të dytën, duke vulosur fitoren më të thellë të mbrëmjes.

Përveç Sportingut, në Grupin 4 bëjnë pjesë edhe Kairat Almaty nga Kazakistani dhe Novo Vrijeme nga Kroacia, nikoqire e grupit.

Prishtina 01 do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të premten ndaj Novo Vrijeme, ndërsa fazën grupore e mbyll më 1 nëntor kundër Kairat Almaty.

Sipas rregullores, tri skuadrat e para të grupit sigurojnë kualifikimin në Elite Round.

Shpërndaje në rrjete sociale