Barcelona ka marrë më në fund një lajm të mirë pas humbjes në ‘El Clasico’.
Nëse nuk ndodh ndonjë pengesë në minutën e fundit, Robert Lewandowski pritet të jetë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e së dielës kundër Elchesnë stadiumin Lluís Companys.
Sulmuesi polak është stërvitur sot paradite normalisht dhe rikthimi i tij pas tre ndeshjesh mungesë (kundër Gironas, Olympiacos dhe Real Madridit) është shumë afër.
Lewandowski pësoi një dëmtim muskulor gjatë pushimit të fundit të ndeshjeve me kombëtaret.
Ai ndjeu disa shqetësime në kofshën e majtë, por megjithatë luajti gjithë ndeshjen me fashë.
Pas mbërritjes në Barcelonë, dhimbja u shtua dhe kontrollet mjekësore konfirmuan se kishte një këputje muskulore në bicepsin femoral.
Sulmuesi polak ka luajtur në nëntë ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar katër gola.
Padyshim se ky është një lajm i mirë për Barcelonën e cila po vuan nga lëndimet këtë sezon, ku vetëm disa orë më parë është konfirmuar edhe dëmtimi i Pedrit./Arbresh.info
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...