
France's President Emmanuel Macron welcomes Kosovo Prime Minister Albin Kurti (R) before a meeting at the Elysee Palace in Paris on June 23, 2021. / AFP / Ludovic MARIN
Sot nis punimet Forumi i Paqes në Paris, një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në kryeqytetin francez, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje drejt Parisit për të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti pritet të marrë pjesë në sesionet e Forumit dhe të zhvillojë takime bilaterale në margjina të tij. Mbrëmë, ai ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit.
Po ashtu, Kurti ka zhvilluar një takim me Institutin Jacques Delors, një institut të njohur me seli në Paris, i themeluar nga vetë Jacques Delors – një nga arkitektët kryesorë të Bashkimit Evropian. Takimi u fokusua në gjeopolitikën dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se gjatë diskutimeve theksoi nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian, si çelës për sigurinë evropiane përballë sfidave aktuale gjeopolitike.
A pleasure to sit down with the Jacques Delors Institute, a venerated Paris-based think tank founded by its namesake, one of the EU’s greatest architects, for a discussion on geopolitics and its impact on the Western Balkans. I used the opportunity to highlight the need for a… pic.twitter.com/AItnRbA908
— Albin Kurti (@albinkurti) October 28, 2025
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...