Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas përshkallëzimit të luftimeve në Rripin e Gazës, duke mbrojtur veprimet e ushtrisë izraelite.
Trump tha se sulmet ishin të justifikuara, pasi sipas tij “ata vranë një ushtar izraelit”, pa e përmendur drejtpërdrejt Hamasin.
“Izraeli ka të drejtë të hakmerret. Nëse Hamasi nuk sillet siç duhet, do të eliminohet”, u shpreh presidenti amerikan, duke theksuar se armëpushimi nuk është në rrezik dhe se “asgjë nuk do ta rrezikojë atë”.
Reagimi i Trump erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë izraelite të ndërmarrë sulme të reja në Gaza, duke akuzuar Hamasin për shkelje të marrëveshjes. Sipas autoriteteve lokale, nga bombardimet e fundit janë vrarë të paktën 65 persona që prej ditës së djeshme.
Sulmet pasuan dorëzimin e eshtrave të një pengu që rezultuan se nuk i përkisnin asnjërit prej 13 personave që aktualisht mbahen në enklavë, si dhe përplasjet e armatosura në jug të Gazës midis forcave izraelite dhe militantëve të grupit.
Trump, në deklaratën e tij, la të kuptohet se mbështetja amerikane për Izraelin mbetet e pandryshuar, pavarësisht përshkallëzimit të situatës në terren.
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...